A do referonte Stavreri kështu në ndeshje ndërkombëtare? (VIDEO)

Shpërndaje:

Futbolli luhet për të fituar, por ndodhë që ndonjëherë ekipet të ndahen edhe në paqe, pra duke barazuar dhe të mos ketë fitues, është sport fisnik i cili përveç se është një garë, është pasion dhe dashuri për tifozët të cilët mblidhen në tribuna për të mbështetur ekipin e zemrës. Nga ana tjetër sponsorët harxhojnë mund dhe derdhin të holla që futbollistët dhe ata që vijnë ti mbështesin ata, pra tifozët të kenë kushte dhe njëkohësisht ti gëzohen sukseseve.

Sot në ndeshjen e javës së 32-të, ndodhi vjedhje klasike, edhe atë nga arbitri që në fanellën e tij të zezë mban emblemën e FIFA-s, Aleksandar Stavrev. Se vjedhja ishte klasike në prani të më shumë se 2000 tifozëve, sjellim edhe videon ku kemi mbledhur momentet me ndërprerjet, zhagitjet, shtrirjet dhe aktrimin në fushë të futbollistëve të Sileksit, e që gjithçka ishte në regji të “Hitçkokut”, në këtë rast Aleksandar Stavrerit. Këtë nuk e themi vetëm ne dhe ata që ishin në stadium, por ky është edhe mendimi i gazetarëve që ishin prezent në këtë përballje me shumë peshë për dy ekipet, ku nuk u la të fitojë më i miri.

Gjatë 90 minutave lojë, çdo 5-10 minuta mund të shihej skena e njëjtë, kur lojtarët mysafir shtriheshin në fushë, ndërsa rolin kryesor në dramën e sotme e luante aktori (portieri) i Sileksit, Mitroviq që “vodhi” shumë minuta në çdo situatë kur kthente me vonesë topin në lojë. Duke parë skena të tilla që ishin në numër të shumtë, në vend se të jepen më së paku 10 minuta shtesë, Stavrevi merr tjetër vendim skandaloz, duke treguar vetëm 6 minuta vazhdim. Mirëpo, skandali nuk ndalet këtu, pasi në harkun kohor prej 6 minutave shtesë, u zhvillua vetëm 3 minuta futboll efektiv.

Do e lëmë videon të titulluar  “NO COMMENT”, ku janë 25 minuta e 19 sekonda lojë pasive, ndërsa Stavrevit do ti parashtrojmë vetëm një pyetje: Aleksandar Stavrer a do të kishe guxuar të referosh kështu në ndonjë ndeshje ndërkombëtare?

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT