Ackovski: Duam vetëm fitore

Shpërndaje:

Pas mbylljes së angazhimeve të përfaqësueses së vendit tonë në eliminatoret Euro 2024, këtë fundjavë rikthehet kampionati me ndeshjet e javës së 15-t.

Skuadra jonë në këtë javë do të luajë në cilësinë e nikoqirit në stadiumin e Çairit, ndërsa për kundërshtarë do të ketë Makedonija Gj.P.

Ekipi ynë ka punuar pa ndërprerje, ndërsa për të mbajtur formën, gjatë kësaj pauze zhvilloi edhe një ndeshje kontrolluese, ku trajneri Mlladen Zhizhoviç u dha mundësinë për të luajtur me ekipin e parë disa futbollistëve nga akademia e ekipit tonë si dhe futbollistëve që kishin më pak minuta gjatë kampionatit. Miqësorja u luajt me “Skopje”-n, ndërsa u fitua me rezultat 0-3.

Pritjet për ndeshjen e të dielës i ka komentuar mesfushori 25 vjeçar, Kristija Ackovski, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi kërkon maksimumin e pikëve në këtë përballje.

“Fillimisht dua të them se kemi punuar me përkushtim, gjatë kësaj pauze që mendoj se ishte e mirëseardhur, duke marrë parasysh se kishim një kalendar mjaft të ngjeshur. Në ekip po mbretëron një atmosferë shumë pozitive dhe të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, se futemi në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e pikëve. Respektojmë secilin kundërshtarë, por në Çair para një publiku që na japin mbështetje të pa rezervë, duam vetëm fitore”, ka thënë Ackovski.

Për ndeshjen e të dielës ekipi ynë është i kompletuar, përveç dy mungesave të zakonshme Saiti dhe Riçkov.

Në pesë përballjet direkte ekipi ynë ka dy fitore dhe tri herë jemi ndarë në barazim me ekipin e Makedonija Gj.P. Në ndeshjen e të dielës drejtësinë do ta ndajë Bllagojçe Ralevski nga Manastiri. Ndeshja Shkupi – Makedonija Gj.P luhet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim në ora 13:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT