Skuadra e Shkupit duhet shumë shpejt të harrojë ndeshjen e të dielës ndaj Bregallnicës, pasi që tani më të mërkurën e pret një sfidë tjetër e vështirë, kur në Kratovë do të jetë mysafire e Sileksit.
Padyshim se ndeshjet e ngjeshura e diel/e mërkurë, kanë bërë që të gjitha ekipet të jenë të lodhura dhe kanë pasur shumë pak kohë për të marrë veten, njëjtë është edhe te Shkupi, që në të njëjtën kohë po garon në dy fronte, atë të kampionatit dhe Kupës së Maqedonisë.
Për ndeshjen e të mërkurës që Shkupi luan ndaj Sileksit, është prononcuar mesfushori Ermedin Adem, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi do të tentojë të jep maksimumin, për të marrë rezultat pozitiv në këtë ndeshje.
“Jemi munduar aq sa kemi pasur kohë që të rikuperohemi për këto dy ditë, pasi që vërtet është një fazë shumë e ngjeshur për ne, duke e ditur që po luajmë edhe në Kupën e Maqedonisë dhe se nga java në javë ndeshjet janë shumë më të vështira. E kemi parasysh se përballë nesh të mërkurën do të kemi një kundërshtar të papërshtatshëm siç është Sileksi, duke e ditur se luajnë mirë në fushë të tyre. Ne kishim vështirësi me ta edhe në Çair, por kjo nuk do të thotë se nuk mundemi t’i befasojmë në Kratovë. Duke mos dashur të premtojmë mrekulli, e them se shkojmë në Kratovë për të marrë rezultat pozitiv, pasi jemi në pozitë të palakueshme në tabelë dhe secila pikë do të jetë me shumë vlerë për ne”, ka thënë Ermedin Ademi.
Shkupin në ndeshjen ndaj Sileksit pas largimit të trajnerit Visar Ganiu, nga bankina do ta udhëheqë Ardian Nuhiu. Në ndeshjen ndaj Sileksit shkaku i pesë kartonëve të verdhë mungon Mevlan Adili, ndërsa kthete Edis Maliqi. Ndërsa shkaku i lëndimeve mbesin jashtë fushe edhe më tutje Husein Demiri dhe Florian Kadriu. Ndeshja Sileksi – Shkupi luhet në stadiumin e qytetit në Kratovë, me fillim nga ora 13:00. /fcshkupi/