Adem: “Është koha të shpërblejmë publikun me fitore”

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi sot paradite ka përfunduar me seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme të javës së dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, kur në Çair të Shkupit është nikoqire e KF Shkëndijës së Tetovës.

Trajneri Ardian Nuhiu me stafin e tij, Orhan Abdi, Faruk Jonuz dhe trajnerin e portierëve Bllagoja Georgievski kanë dhënë instruksionet e fundit për duelin e radhës. Të gjithë futbollistët ndjehen të gatshëm për këtë përballje, në veçanti të mesfushorit Kristijan Stojkoski, i cili ende nuk është i gatshëm plotësisht për të debutuar në ndeshej zyrtare, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kontrolluese ndaj Gostivarit në Mavrovë.

Gjithashtu mungesë do të jenë edhe futbollistët e huazuar Shpend Asani dhe Shqipërim Taipi, të cilët sipas “Fair Play” marrëveshjes janë të huazuar nga Shkëndija dhe nuk do të kenë të drejtë loje.

Por Shkupi këtë sezon ka një ekip mirë të kompozuar e cila është e përbërë edhe nga një numër i futbollistëve të rinj, të cilë kanë treguar potencial se janë ardhmëri e mirë e bardhekaltërve.

Për ndeshjen e të hënës është prononcuar Ermedin Adem, i cili sezonin e kaluar i kishte dhënë fitore Shkupit në duelin ndaj Shkëndijës në Tetovë.

“Kemi punuar mjaft për këtë ndeshje dhe besoj se jemi mirë të përgatitur. Padyshim se të gjitha ekipet i respektojmë, njëjtë është edhe me Shkëndijën, por respekti është deri sa të fillojë ndeshja dhe më pas gjithçka do të jetë ndryshe. Kemi humbur dy pikë në ndeshjen ndaj Akademija Pandevit dhe tani kemi nevojë për fitore që të rrisim moralin e skuadrës edhe më lartë. Këtë vit luajmë futboll shumë të bukur që duhet ta plotësojmë edhe me më shumë realizime dhe mendoj se është koha të shpërblejmë publikun tonë me një fitore”, është shprehur Ermedin Adem.

Ndeshja FC Shkupi – KF Shkëndija luhet të hënën (21.08.2017), me fillim në orën 17:00 në stadiumin e Çairit. Ndeshja do të drejtohet nga arbitri Krumislav Gjorgiev nga Shtipi, me ndihmësit e tij Nikolla Karakolev, Risto Gjorgjiev dhe Stojançe Stojanov nga Shtipi, delegat i ndeshjes është Rami Rexhepi, ndërsa kontrollor Lube Ristevski.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT