Shkupi ka mbyllur aventurën evropiane që në ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League, duke u mundur me rezultat 2-1 nga skuadra e Neftchit.
Edhe përkundër faktit se Shkupi kishte lojë më të mirë dhe më shumë raste për të shënuar, skuadra azere arriti të na eliminon nga gara evropiane.
Por tani më kjo ndeshje duhet të mbete në të kaluarën dhe para nesh kemi ndeshjen e javës së katërt të sezonit të ri, kur në Çair vjen skuadra e Pelisterit.
Për këtë ndeshje nuk kishte kohë për pushim, pasi të përzgjedhurit e trajnerit Muharem Bajrami, me të arritur në Shkup, menjëherë pasdite u janë kthyer detyrave dhe punës.
Për duelin e nesërm ka folur sulmuesi i krahut, Ilirid Ademi, i cili mes tjerash ka potencuar.
“Të dielën e kemi ndeshjen kundër Pelisterit, kishim dy ditë kohë për tu përgatitur, ndërsa ne e dimë se me çfarë ekipi do të përballemi. Besoj se nëse tregojmë lojën sikurse ndaj Neftchit, besoj se do ti arkëtojmë tre pikët këtu në Çair. Kemi analizuar mjaft mirë kundërshtarin dhe e dimë se me çfar kundërshtari do të përballemi dhe besoj se do të korrim fitore”, ka thënë Ademi.
Ndeshja Shkupi – Pelisteri luhet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim në orë 16:30.