Ademi: Ta rikthejmë mentalitetin fitues

Shpërndaje:

Nga java në javë kampionati po bëhet edhe më I ngjeshur, pasi që tani më deri në mes të dhjetorit, do luhet ndeshje në mesjavë dhe fundjavë.
Pikërisht java e 14-të e sezonit 2020/21 do të luhet këtë të mërkurë, kur ekipi ynë është nikoqir i skuadrës së Bellasicës nga Strumica.
Për këtë ndeshje ekipi kishte kohë dy ditë që të përgatitet dhe gëzon fakti që skuadra është e kompletuar, në përjashtim që mbetet në dyshim paraqitja e portierit Naumovski.

Sigurisht se edhe në këtë ndeshje objektiv i skuadrës tonë është arkëtimi i tri pikëve, pasi në tri ndeshjet e fundit që ishin edhe duele të drejtpërdrejta me konkurrentët për kreun e tabelës, e që luajtëm në fushë mysafire arritëm që të marrim tri barazime dhe tri pikë.
Për duelin e të mërkurës ka folur sulmuesi i krahut Ilirid Ademi, që mes tjerash ka thënë se është pikërisht momenti që ndaj Bellasicës të merren tri pikë dhe të kthehet mentaliteti fitues.

“Me ndeshjen kundër Bellasicës rikthehemi që të luajmë në shtëpi, kemi tri ndeshje që kemi qenë mysafir dhe ishin ndeshje mjaft të vështira, mirëpo arritëm që në të tria përballjet mos të humbasim. Pikërisht në ndeshjen kundër Bellasicës mendojmë që të rikthehemi te fitorja dhe ta rikthejmë mentalitetin fitues që të jemi sa më afër kreut të tabelës”, ka thënë Ademi për faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë se ndeshja Shkupi – Bellasica do të luhet në kompleksin e FFM-s, stadiumi “Petar Milloshevski” me fillim në orën 13:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT