Ademi: Te Shkupi për “Shvercerat” dhe për të shënuar gola

Shpërndaje:

Derisa po vazhdojnë seancat përgatitore të ekipit, kryesia e klubit po vazhdon të sigurojë përforcimet e radhës për të plotësuar ekipin me futbollist të ri.

Nga sot pjesë e skuadrës bardhekaltër është edhe sulmuesi i krahut, Ilird Ademi, i cili te Shkupi vjen nga radhës e ekipit të Renovës.

Sulmuesi Ademi edhe pse kishte oferta të shumta, ai zgjodhi që të vesh fanellën e ekipit tonë, për të ndihmuar skuadrën bardhekaltër në sezonin e ri dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës.

“Është një nder për mua dhe ëndërr e realizuar, pasi që te Shkupi erdha për shkak traditës dhe tifozëve që ka ky ekip. Vërtetë ndjehem i lumtur që do jem pjesë e kësaj skuadre, ndërsa “Shvercerave” u premtoj se së bashku do festojmë shumë gola dhe suksese. Shpresoj që të kem paraqitje të mira edhe në arenën evropiane, ku pretendojmë të paktën të kalojmë xhiron e parë në eliminatoret e Ligës së  Evropës”, është shprehur Ademi për faqen zyrtare të klubit

Ademi në sezonin që lamë pas luajti me ekipin e Renovës ku kishte të shënuar pesë gola dhe dy asistime, ndërsa me Makedonija Gj.P ka shënuar dy gola dhe dy asistime. Më parë ai ka luajtur edhe me ekipin e KF Gostivari.

Shkupi dhe Ademi kanë nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi që atë ta vazhdojnë edhe për një vit tjetër.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT