Xhiroja e 16-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut do të na sjell përballë FK Akademia Pandevit, të cilën ndeshje e luajmë nesër (e mërkurë 27.11.2019) në stadiumin e Çairit.
Pas barazimit ne transfertën me rivalin Vardarin në xhiron e fundit që e zhvilluam të dielën, ekipi këto dy ditë ka punuar pa pushim, për tu përgatitur mirë për ndeshjen me skuadrën nga Strumica, të cilën e kemi për kundërshtar edhe në 1/8 e Kupës.
Ndeshjën e parë me Akademia Pandevin të luajtur në Strumicë në kuadër të kampionatit e mbyllëm me barazim pa gola, ndërsa nesër në Çair pretendojmë pikët e plota kundrejt një skuadre mjaftë fort që për momentin renditet e dyta në renditjen tabelare të LPFMV-së.
“Objektivi jonë për ndeshjen e nesërme dihet, është vetëm fitorja, pasi gjithçka tjetër do të jetë mos sukses. Në derbin me Vardarin nuk patëm fat, ndërsa për këtë ndeshje gjithashtu jemi përgatitur maksimalisht, të gjithë e dimë se duhet të fitojmë nesër, ku pikë së pari na nevojitet neve fitorja dhe na ngrit në tabelë, por edhe do të jetë triumf për “Shvercerat” që festojnë 30 vjetorin dhe shpresojmë të festojmë të gjithë së bashku në fund të takimit”, shprehet mbrojtësi Mevlan Adili për kanalin zyrtar të klubit.
Ndeshja FC Shkupi vs FK Akademia Pandev do të luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 13:00.