Adili: Në Kërçovë do të sigurojmë “Play-Off”-in

Shpërndaje:

Tani më është e sigurt se skuadra e FC Shkupi ndeshjet në cilësi të nikoqirit do ti luajë në terrenin e qytetit në Kërçovë, për faktin se komisioni disiplinor për gara pranë FFM-s, pas incidenteve që ndodhën të dielën e kaluar ka suspenduar terrenin e Çairit.

Edhe pse kjo për futbollistët nuk do të jetë aspak e lehtë, por sigurisht që të motivuar për rezultat pozitiv dhe sa më parë për të siguruar vendin e merituar në “play-off”, ata kërkojnë që në ndeshjen me Bregallnicën të mbarojnë një pjesë të detyrës.

Për këtë ndeshje është prononcuar mbrojtësi i ri Mevlan Adili, i cili nuk dyshon në cilësinë e ekipit dhe se largimi nga Çairi nuk duhet të paraqesë problem, por thjesht ata do të japin maksimumin për të marrë tri pikë.

“Sigurisht se kjo fazë e kampionatit është shumë me rëndësi për të gjitha ekipet dhe nuk do të ketë duele të lehta. Ne duhet pranuar se kemi pasur shumë pak kohë për tu rikuperuar nga ndeshjet e njëpasnjëshme që na kanë përcjellë në kuadër të 7 ditëve dhe atë të gjitha ishin duele të vështira. Për vet faktin se po presim një kundërshtarë siç është Bregallnica dhe që kërkon pikë të shpëtimit, ne jemi përgatitur maksimalisht dhe e presim këtë ndeshje me shumë seriozitet, pasi që tani mundemi të vulosim sigurimin e “play-off”-it.  E njohim mirë fushën ën Kërçovë dhe mendoj se në fund do të dalim me rezultat pozitivi”.

Për ndeshjen kundër Bregallnicës në Kërçovë trajneri Visar Ganiu nuk do të mundë të planifikojë në shërbimet e sulmuesit Filip Petkovski, i cili ka problem me gishtin e këmbës (të ënjtur), por të gjithë futbollistët tjerë do të jenë gati për të dhënë maksimumin. Ndeshja luhet në ora 16:00. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT