Adili: “Të thyejmë akullin, të fitojmë edhe si mysafir”

Shpërndaje:

Adili: “Të thyejmë akullin, të fitojmë edhe si mysafir”Përgatitjet e rregullta dhe përforcimet që ka marrë KF Shkupi, pa dyshim se skuadrën e fusin në mesin e ekipeve më të forta të Ligës së Dytë, mirëpo në skuadër ka edhe futbollistë të rinj, të cilët premtojnë një të ardhme të mirë.

Klubi Futbollistik Shkupi ka vazhduar me përgatitje intensive për ndeshjen e të dielës kur dhe fillon sezoni pranverorë, ndërsa ndeshja e parë do të luhet kundër një ekipe shqiptare, Dritës së Bogovinës, e që cilësohet dhe derbi i javës.

Përgatitjet e rregullta dhe përforcimet që ka marrë KF Shkupi, pa dyshim se skuadrën e fusin në mesin e ekipeve më të forta të Ligës së Dytë, mirëpo në skuadër ka edhe futbollistë të rinj, të cilët premtojnë një të ardhme të mirë.

Një prej futbollistëve që premton shumë, pa dyshim se është dhe mbrojtësit qendror Mevlad Adili, i cili edhe në sezonin vjeshtor ishte shtyllë e pathyer e mbrojtjes shkupjane. Mevlani është shprehur shumë i kënaqur nga atmosfera që mbretëron në klub.

“Kemi kaluar shumë mirë gjatë fazës së përgatitjeve dhe në klub po vazhdon të mbretërojë një atmosferë që nuk mundë ta përshkruaj. Ajo që është më e rëndësishme, se në skuadër nuk kemi pas lëndime sikurse që na përcollën në sezonin vjeshtor. Me padurim presim ndeshjen e parë të së dielës dhe me një fitore eventuale do të tregojmë se meritojmë të jemi në kreun e tabelës dhe më në fund të thyejmë akullin me fitore edhe jashtë fushës sonë”, është shprehur për faqen zyrtare të klubit Adili, i cili ka shtuar se skuadra është edhe më kompakte pasi janë bashkuar futbollistë me përvojë, si janë Suat Zendeli, Muharrem Bajrami, Ardian Nuhiu, Floren Osmani  dhe të tjerët.

“Besoj se skuadra ka bërë përforcime shumë të qëlluara, janë futbollistë që kanë përvojë shumë të madhe e nga të cilët po mësojmë edhe ne. Unë them publikisht se kam nderin që luaj me emra të tillë në një ekip siç është KF Shkupi”, ka përfunduar deklaratën e tij Adili.

Stafi i trajnerëve të KF Shkupi të martën i kishte lënë të lirë futbollistët, të cilët kanë vazhduar punën të mërkurën për të qenë gati për ndeshjen e të dielës kur në Bogovinë do të luajnë ndeshjen e parë e sezonit pranveror. Futbollistët e Shkupit do të jenë përballë ish-trajnerit të tyre Nexhat Shabani, i cili e udhëhoqi skuadrën deri në mbyllje të sezonit. Ndeshja Drita – Shkupi luhet në stadiumin e Bogovinës me fillim në orën 14:00. / fcshkupi.com

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT