Adili: Vetëm tri pikë ndaj Sileksit dhe asgjë tjetër

Shpërndaje:

E mërkura sjell ndeshjet e javës së tetë të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë, ndërsa skuadra e FC Shkupi do të jetë nikoqire e ekipit nga Kratova, Sileksi. Dy ekipet në të gjitha ndeshjet kanë treguar futboll shumë kualitativ, ndërsa kësaj radhe kanë detyrë të vështirë për të fituar pikët maksimale, pasi janë në grupin e ekipeve që e shohin veten në pjesën e poshtme të tabelës.

Për Shkupin pas disfatës në Koçani ndaj Bregallnicës, sigurisht se nuk ka vend për gabim dhe fitorja sikurse ndaj Pelisterit javën e kaluar është e detyrueshme, andaj të gjithë premtojnë se do të japim maksimumin, edhe pse kanë dy javë të ngjeshura që luajnë të dielën dhe të mërkurën .

Futbollisti i repartit mbrojtës Mevlan Adili i cili ka treguar formë në të gjitha ndeshjet, është i mendimit se të gjithë në skuadër dëshirojnë nuk mendojnë në rezultat tjetër përveç fitores.

“Jemi përqendruar maksimalisht për ndeshjen e të mërkurës që luajmë kundër Sileksit. Mendoj se kemi punuar mirë këto ditë për tu rikthyer sa më shpejtë pas ndeshjes që luajtëm ndaj Bregallnicës, në një përballje ku treguam lojë shumë të mirë, krijuam shumë raste por u ndëshkuam nga një gol prej ndërprerjes. Sigurisht se na dhimbsen pikët e humbura nga kjo përballje, por tani e gjithë vëmendja është koncentruar në ndeshjen kundër Sileksit. Është e sigurt se ekipi nga Kratova është kundërshtarë i papërshtatshëm por besoj se ata nuk kan çka të kërkojnë në këtë përballje, pasi do të japim maksimumin të marrim tri pikë”.

Në ndeshjen ndaj Sileksit lajm i mirë për trajnerin Visar Ganiu është se do të kthehet në mbrojtje Dimitrija Llazarevski, ndërsa edhe më tej nuk mundë të llogarisë në shërbimet e Fillip Gligorovit. Gjithashtu në përballjen ndaj Sileksit nuk do të luajë Bujamin Asani, shkaku se ka pesë kartonë të verdhë.

Ndeshja Shkupi – Sileksi luhet në stadiumin e Çairi me fillim nga ora 15:00 dhe që është e fundit pa praninë e shikuesve.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT