Futbollisti i skuadrës sonë, Agon Elezi kishte paraqitje të mrekullueshme në fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë U16, duke shënuar edhe një gol në ndeshjen ndaj reprezentacionit të Lihteshajnit. Maqedonia këtë ndeshje e ka fituar me rezultat 2:1.
Ndeshjen Maqedonia e filloi me shumë raste, ku në rolin kryesor ishte pikërisht talenti i FC Shkupi Elezi, i cili edhe shënoi golin e avantazhit në minutën e 15-të. Me këtë rezultat kishte përfunduar pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë mysafirët kishin barazuar 1:1. Por Maqedonia mori fitoren me golin e shënuar nga Xhemal Ibishi, futbollist i Metalurgut të Shkupit.
Ndeshja Maqedonia – Lihteshtajni është luajtur në Shkup, e që organizohet nga UEFA e emërtuar “Turneun zhvillues”. Maqedonia nesër luan ndeshjen e radhës ndaj Rumanisë, ndërsa të dielën do të ketë ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.