Agon Elezi shënon në fitoren e Maqedonisë ndaj Lihteshtajnit

Shpërndaje:

Futbollisti i skuadrës sonë, Agon Elezi kishte paraqitje të mrekullueshme në fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë U16, duke shënuar edhe një gol në ndeshjen ndaj reprezentacionit të Lihteshajnit. Maqedonia këtë ndeshje e ka fituar me rezultat 2:1.

Ndeshjen Maqedonia e filloi me shumë raste, ku në rolin kryesor ishte pikërisht talenti i FC Shkupi Elezi, i cili edhe shënoi golin e avantazhit në minutën e 15-të. Me këtë rezultat kishte përfunduar pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë mysafirët kishin barazuar 1:1.  Por Maqedonia mori fitoren me golin e shënuar nga Xhemal Ibishi, futbollist i Metalurgut të Shkupit.

Ndeshja Maqedonia – Lihteshtajni është luajtur në Shkup, e që organizohet nga UEFA e emërtuar “Turneun zhvillues”. Maqedonia nesër luan ndeshjen e radhës ndaj Rumanisë, ndërsa të dielën do të ketë ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT