Numan Ajeti me vetëm 18 vjet, është shëndruar në një prej lojtarëve më standard në ekipin tonë. Mbrotjësi anësor, të dielën edhe arriti të shënoj, që ishte goli i tij i dytë sezonal. Para takimit të nesërm kundër Tikveshit, Ajeti është shprehur se presin fitore të re, për vazhdim të ecurisë së shkëlqyeshme.
“Situata në ekip është shumë e mirë. Fituam me Pelisterin, që ishte fitore shumë e rëndësishme për ne. Tani na pret dueli me Tikveshin, ku presim që të fitojmë dhe ashtu të bëjmë të lumtur si veten, gjithashtu edhe gjithë armatën e simpatizantëve tanë. Pas gjithë kësaj serie, jemi shumë më të lumtur dhe më motivuar, duke shpresuar që të vazhdojmë me fitore. Të dielën kundër Pelisterit edhe arrita të shënoj, që më jep lumturi shtesë, por asnjëherë nuk harroj që detyra dhe obligimi im fillestar janë mbrojtja.” është shprehur Ajeti.