Akademia e FC Shkupit këtë fundjavë ka shënuar fitore në të gjitha ndeshjet në kuadër të xhiros së tetëmbëdhjetë të Super Ligës për katëgoritë e reja, ku për kundërshtarë kishin ekipin e Makedonija Gjorçe Petrov. Ndeshjet e Pionerëve dhe Pionerëve të rinj u zhvilluan ditën e shtunë në Çair, ndërsa ato të Juniorëve dhe Kadetëve ditën e diel në stadiumin në Gjorçe Petrov. Fitoren më të thellë e shënuan Pionerët e rinj të udhëhequr nga trajneri Jeton Musliu, ndërsa golëshënuesi më i spikatur këtë javë me tre gola ishte Ilir Bunjaku nga ekipi i Juniorëve.
Juniorët (U19), Stadiumi në Gjorçe Petrov
Makedonija Gj.P. – FC Shkupi 2:3
Golëshënues për Shkupin: Ilir Bunjaku ’25, ’26, ‘35
Kadetët (U17), Stadiumi në Gjorçe Petrov
Makedonija Gj.P. – FC Shkupi 0:3
Golëshënues për Shkupin: Lavdrim Salihasi ’10, ’40, Agon Istrefi ‘34
Pionerët (U16), Stadiumi në Çair
FC Shkupi – Makedonija Gj.P. 2:1
Golëshënues për Shkupin: Musli Lika ‘3, ‘19
Pionerët e rinj (U15) , Stadiumi në Çair
FC Shkupi – Makedonija Gj.P. 5:1
Golëshënues për Shkupin: Agon Sefo ’13, ’35, Agan Zyberi ’14, ’21, Fahrudin Çengiq ‘20
Edhe fatosat në kuadër të Ligës për fëmijë shënuan katër fitore në po aq ndeshje. Serine e fitoreve e hapën Gjenerata 2005 (U11) duke shënuar fitore ndaj Kumanovës, ndërsa fitoren më të thellë e kanë shënuar Gjenerata 2003 (U13). Dy lojtarë u stolisën me “hattrick”. Nga tre gola shënuan Alban Akija nga Gjererata 2002 (U14) dhe Mahir Ajrullahu nga Gjenerata 2003 (U13).
Gjenerata 2002 (U14), Stadiumi pranë FFM-së:
Nova Kolonija – FC Shkupi 0:6
Golëshënues për Shkupin: Alban Akija (tre gola), Artan Bekteshi, Amar Vukel dhe Alban Abazi
Gjenerata 2003 (U13), Stadiumi pranë FFM-së:
Stadiumi pranë FFM-së
FC Shkupi – New Stars 8:1
Golëshënues për Shkupin: Mahir Ajrullahu (tre gola), Emir Asani (dy gola), Samet Rexhepi (dy gola) dhe Alajdin Osmani.
Gjenerata 2004 (U12), Stadiumi pranë FFM-së:
FC Shkupi – Eurosport 2:3
Golëshënues për Shkupin: Jon Çeliku (dy gola) dhe Erion Shuku.
Gjenerata 2005 (U11), Stadiumi KF Rabotniçki:
Kumanovo – FC Shkupi 2:3
Golëshënues për Shkupin: Amar Ganiu, Fetah Fetahu dhe Ali Selmani