Skuadra e FC Shkupi ka shënuar edhe një fitore shumë të rëndësishme në vazhdimin e sezonit pranverorë, që ka bërë bardhekaltërtit të mbeten në garë për pozitë të lartë në tabelë dhe të jenë sa më afër të sigurojnë play-off-in.
Për suksesin e djeshëm ndaj KF Renova (1:0), merita të mëdha ka së pari portieri më i mirë në Maqedoni, Suat Zendeli i cili në disa raste ishte përballë sy me sy me sulmuesit kundërshtarë që nuk arritën në asnjë moment të shënojnë gol.
Por po të mos ishte dhe goli i turkut me shtetësi franceze, Enes Akgun, Shkupi ishte afër barazimit. Ky ishte goli i parë për turkun me fanellën e Shkupit dhe ai e ka festuar atë në mënyrë të veçantë, duke bërë shqiponjën dykrerëshe, e që vet turku thotë edhe pse vij nga Franca e jam turk, desha të tregoj se jam pjesë e familjes së madhe të Shkupit.
“Nuk di se si ta përshkruaj ndjenjën time, të shikosh aq njerëz që të thërrasin emrin tënd, është mahnitëse, është një nder. Në të vërtet kjo më jep një motivim për të vazhduar në këtë mënyrë që nga ndeshja në ndeshje të shkëlqej. Kjo tifozëri më ka dhënë forcë dhe dëshirë për të vazhduar edhe tutje, edhe një herë dua ti falënderoj ata dhe tu them se do të mundohemi që ti gëzojmë me fitore të reja të ekipit tonë.
Ky është goli im i parë me Shkupin dhe shpresoj të mos jetë i fundit. Mënyra se si e festova golin ishte shumë specifike, në fakt desha tu tregoj të gjithë atyre se futbolli i kalon të gjitha kufijtë dhe tu them se unë nuk jam një i huaj në ekip, por një anëtar i familjeje.
Megjithatë, ajo që mbetet më e rëndësishme është fitorja. Është e vërtetë se të jesh autor i golit që të sjell fitoren është një krenari, por asnjëherë nuk do ta arrija pa punën në grup, në të vërtetë, puna në ekip është më e rëndësishme. Pra, unë do të doja të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë ata që kanë besuar në mua, ata që më dhanë mundësi për të treguar se çfarë unë mund të bëjë. Shpresoj që të vazhdojë në këtë mënyrë, Zoti është i madh!! Forza Shkupi”, ka thënë Enes Akgun.
Kënaqësinë për golin që e ka shënuar turku Akgun nuk e ka fshehur as trajneri Visar Ganiu, i cili ka thënë se është mjaft i kënaqur që pikërisht në momentin e duhur e kishte futur atë në lojë dhe ndodhi që vetëm pas një minutë të shënojë golin, që doli të jetë i fitores. /fcshkupi /