Aleksovski: I lumtur që rikthehem, ndaj Sileksit të fitojmë pa pranuar gol

Shpërndaje:

Ekipi po kalon një periudhë me shumë ndryshime dhe me orar të ngjeshur si gjithë ekipet elitare të vendit me nga dy ndeshje brenda javës, ndërsa nesër (25.09.2019) do të përballet me FK Sileksin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Pas barazimit pa gola në Strumicë në kampionat, nga dita e hënë ekipi filloi të udhëhiqet nga trajneri i ri Qatip Osmani. Në dy ditët që kishim në dispocion për tu përgatitur për sfidën e Kupës, FC Shkupi ka ushtruar maksimalisht dhe me urdhërat e teknikut Qatip Osmani ka kryer të gjitha detyrat e dhëna.

Për ndeshjen ndaj skuadrës nga Kratova kemi në dispozicion të gjithë ekipin, ndërsa risi është portieri Igor Aleksovski, i cili pas 7 muajve ndjehet i gatshëm për të luajtur dhe stafi teknik e parasheh ta aktivizojë për ndeshjen me FK Sileksin.

Vet Aleksovski për mikrofonin e kanalit zyrtar të klubit është shprehur se ndjehet mirë që rikthehet pas një pauze mjaftë të gjatë dhe pret që ta nis me fitore në ndeshjen e Kupës.

“Pas 7 muajve e 1 javë rikthehem më në fund. Ishte një periudhë e vështirë, por tashmë ajo mbetet në të kaluarën. 4-5 muajt e fundit ushtrojë intenzivisht për tu rikthyer nga ky lëndim, muajin e fundit kam ushtruar bashk me ekipin në stërvitje, ndjehem mirë dhe më të vërtet jam i lumtur që më në fund rikthehem në portë. Të mërkurën na pret ndeshja me Sileksin në Kupë. Ata kanë skuadër të mire. Para dy javëve luajtëm kundër tyre dhe morëm fitore me rezultat 1:0, por kjo do të jetë ndryshe, pasi kompeticioni i Kupës është garë e vështirë, pasi secili, secilin mund ta fitojë. E kemi patjetër të koncetrohemi, tashmë kemi trajner të ri, të luajmë ashtu siç na thotë dhe të fitojmë pa pranuar gol”, shprehet Igor Aleksovski.

Takimi FC Shkupi vs FK Sileksi luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:30.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT