Aleksovski operohet me sukses, Shkupi e shpërblen me kontratë të re

Shpërndaje:

Portieri i skuadrës tonë, Igor Aleksovski dje në mbrëmje me sukses ka kryer intervenimin kirurgjikal. Alskesovski i cili me klubin kishte kontratë deri në vitit 2020, ishte në formë të mrekullueshme, por një lëndim i dytë bëri që ai përsëri të jetë jashtë ekipit dhe të bëjë intervenimin e dytë kirurgjikal, kështu duke mos qenë pjesë e skuadrës që po kryen fazën përgatitore në Ohër. Kujtojmë se portieri i parë i ekipit tonë kishte këputur ligamentet, ku mjekët konstatuan se do të duhej ndërhyrje kirurgjike.

“Ndjehem shumë mirë, me sukses kaloi ndërhyrja kirurgjikale, ndërsa unë falënderoj të gjithë për mbështetjen që më dhanë. Edhe pse kontrata më kishte skaduar, Shkupi u tregua një ekip i madh duke më ofruar rinovim për edhe një vit, për çka u jam shumë mirënjohës. Shpresoj që këtë tua kthej në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që të rikthehem përsëri në fushë”, është shprehur Aleksovski për faqen zyrtare klubit bardhekaltër.

Sipas udhëzimeve të stafit mjekësor, Aleksovski do të qëndrojë në spital edhe për disa ditë, ndërsa rikthimi i tij pritet pas 6-7 muajve.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT