FALEMINDERIT ALI ADEM

Shpërndaje:

Pas një viti me plotë momente të bukura, paraqitje mjaft të mira dhe shumë suksese me klubin tonë, mesfushori Ali Adem, rikthehet në Aris të Selanikut.
Futbollisti shkupjan, Ali Adem, ishte pjesë e klubit tonë për një vit, në formë huazimi nga skuadra Aris nga Selaniku.

Ai shprehet I lumtur që gjatë këtij viti ishte pjesë e klubit tonë dhe që pati mundësinë të luaj në ndeshje të rëndësishme dhe ti gëzojë tifozët tanë.

“Kam kaluar jashtëzakonisht mirë gjatë këtij viti në Çair. Kemi arritur suksese të mëdha dhe më e rëndësishmja është që kemi arritur ti gëzojmë tifozët tanë.
FC Shkupi ka histori dhe është klub I madh dhe jam I sigurtë që do të arrijë ti realizojë qëllimet e caktuara.
Faleminderit stafit të klubit, kryetrajnerit, lojtarëve, kryesisë së klubit dhe në fund, faleminderit Shvercerave për përkrahjen e madhe”,
tha Ali Adem për faqen tonë zyrtare.

Për skuadrën tonë, Ali Adem regjistroi 30 paraqitje dhe shënoi 2 gola mjaft të rëndësishëm.
Kryesia dhe i gjithë stafi i klubit tonë, e falënderojmë Ali Adem, për kontributin e dhënë për ngjyrat bardhekaltër dhe i dëshirojmë gjitha të mirat dhe shumë suksese në karrierë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT