ALI ADEM: I MERITUAM TRE PIKËT

Shpërndaje:

Ndeshja e xhiros së pestë, mes FC Shkupit dhe FC Skopjes, e zhvilluar në Stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, përfundoi me rezultat 4-1, në favor të skuadrës tonë, falë lojës mjaft të mirë të Shkupit, veçanërisht në pjesën e dytë të ndeshjes.
Golin e vetëm në pjesën e parë, e shënoi Marjan Radeski në minutën e 28-të.
Në fillim të pjesës së dytë, shënoi Walid Hamidi për 2-0 dhe dy golat tjerë, i shënoi Sunday Adetunji, duke debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën tonë.
Golin e vetëm e pësuam në minutat e fundit të ndeshjes, nga Filip Trajanovski.

Një ndeshje mjaft të mirë e zhvilloi edhe mesfushori jonë Ali Adem, i cili për faqen tonë zyrtare, shprehet i lumtur për këto tre pikë.

“Mendoj që sot kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë si ekip dhe i merituam këto tre pikë mjaft të rëndësishme.
Në pjesën e parë të ndeshjes kishim shumë mundësi për të shënuar por mbaroi me rezultatin 1-0, por pjesën e dytë e filluam edhe më mirë, duke shënuar edhe tre gola tjera.
Këtë fitore e merituam plotësisht sepse kemi punuar shumë këto ditë.
Tani duhet që të fokusohemi në ndeshjet tjera dhe të qëndrojmë në vendin e parë në tabelë”
, u shpreh Ali Adem, pas ndeshjes me FC Skopjen.

Ndeshjen e radhës, skuadra jonë do ta ketë në terren mysafir, ku përballë do ta kemi skuadrën nga Tetova, KF Shkëndija dhe ndeshja do të zhvillohet  të dielën (12.09.2012), në Stadiumin e qytetit në Tetovë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT