F.C SHKUPI njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Ali Adem, ai me klubin tonë ka nënshkruar marrëveshje dy vjeçare.
“Sigurisht që jam i lumtur që rikthehem përsëri tek klubi F.C Shkupi. Unë premtoj që do të jap maksimumin nga ana ime dhe shpresojmë që të arrijmë sa më lart në ndeshjet kualifikuese për Uefa Champions League si dhe të mbrojmë titullin e kampionit“, deklaroi Ali Adem.
Kujtojmë që Adem ishte pjesë e jona gjatë vitit të kaluar si futbollist i huazuar nga klubi grek, Aris Saloniki.