Alija: Të gjithë jemi mobilizuar për përfaqësim sa më të mirë

Shpërndaje:

Pasi që sot skuadra e Shkupit sot ka mësuar edhe kundërshtarin e ndeshjeve në raundin e parë eliminator të UEFA Ligës së Evropës, ekipin nga Armenia FC Pyunik, tani më ekipi ka vazhduar me përgatitjet e saja të rregullta.

Skuadra e FC Shkupit sot në selinë e UEFA-s, në Nyon është përfaqësuar nga kryetari i klubit Suat Alija, i cili përveç se ishte pjesëmarrës direkt në shortin, ka realizuar edhe takime me shumë skuadra evropiane.

“Ishte një përvojë e mirë dhe e madhe sot në Nyon të Zvicrës, ku kisha rastin të takohem me shumë skuadra dhe drejtues të klubeve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë garë. Kemi nxjerrë përvoja të mira nga ky takim dhe shpresoj që do të kemi bashkëpunime me shumë ekipe, që do të jetë një anë pozitive në promovimin e klubit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë kryetari Alija, i cili nuk ka lënë edhe pa komentuar takimin me bashkatdhetar tanë që jetojnë në shtetin helvetik, e të cilët në mënyra të ndryshme kanë dhënë përkrahje për Shkupin.

Sigurisht se kryetari Alija, nuk e ka lënë pa e komentuar edhe kundërshtarin e ndeshjeve në raundin e parë eliminator të UEFA Ligës së Evropës, ekipin nga Armenia FC Pyunik.

“Në shikim të parë emri i kësaj ekipe ndoshta nuk është shumë i njohur tek ne, ose më mirë thënë nuk është ekip atraktive, por duhet pranuar se bëhet fjalë për ekip që viteve të fundit është rregullisht në garat evropiane dhe në kampionatin vendor lufton për tituj. Andaj ne kemi respektin maksimal dhe mundohemi të mobilizohemi që të kalojmë sa më mirë që në ndeshjen e parë. Jemi në bisedime me futbollist të ndryshëm të cilët do të përforconim skuadrën tonë, andaj me punë kolektive të kryesisë dhe angazhim maksimal të lojtarëve dhe stafit të trajnerëve, kemi edhe ne adutët tona dhe shpresojmë se mundë të bëjmë befasi dhe pse jo të kalojmë në raundin e dytë”, është shprehur Alija, i cili vazhdon qëndrimin e tij në Zvicër për të marrë pjesë në shortin e nesërm, ku do të mësohen ekipet e raundit të dytë eliminator.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT