Aliou Traore dhe Filip Gligorov, vishen bardh e kaltër

Shpërndaje:

Kryesia e FC Shkupit ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar veror, duke sjellë edhe dy përforcime të reja. Së fundi klubi bardh e kaltër nga “Parku i Çairit”,  siguroi dy futbollistë të rinj që do të jenë ndihmë e madhe për sezonin që sapo ka filluar në kuadër të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë.

DSC_62866

Shkupi ka bërë për vete francezin Aliou Traore, i cili do të luan në pozitën e mesfushorit me tipare sulmuese. Traore i cili është në moshën 26 vjeçare, është i lindur në Paris, ndërsa ai vjen nga akademia e Manchester United ku ka qenë së bashku në ekip me Adnan Januzaj. Më pas në sezonin 2008/2009 luan me ekipin FK Siad Most në Ligën e Dytë të Çekisë, 2009/2010 transferohet te ekipi Angouleme Charente FC që garont në divizionin e pestë të Francës. Në sezonin 2011/2012 luan te ekipi St Laurence Spurs FC, që garon në kategorinë e parë të Maltës, 2011/2012 transferohet te Onsillos Sotira FC në Qipro Liga e Dytë,  ku në 20 ndeshje shënon 11 gola dhe kishte katër asistime. Në sezonin 2012/2013 luan te Stockport sports FC, skuadër nga Anglia ku në 22 ndeshje shënoi 13 gola dhe gjashtë asistime. 2013/2014 kthehet përsëri në Ligën e parë të Maltës për të luajtur te Nadur Youngster FC, më pas sezonin tjetër 2014/2015 luan në Ligën e parë të Omanit te Al Orouba Sur Club dhe te Floridias FC në divizionin e parë të SHBA-ve. Sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Vushtria të Super Ligës së Kosovës.

DSC_62999

Ndërkohë përforcimi i fundit është Filip Gligorov, i cili vjen si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Olimpikun e Sarajevës. Mbrojtësi 23 vjeçar, më parë ka veshur fanellën e Rabotniçkit me të cilin ekip ishte pjesë e garave të Europa Ligës në sezonin 2013/2014, më pas luajti edhe me Euromilkun në sezonin 2014/2015, me ekipin sllovak Samorin luajti nga janari i 2013 deri në përfundim të sezonit të vitit 2014. Së fundi Filip Gligorov ishte pjesë e ekipit të Premier Ligës së Bosnjë e Hercegovinës, ku luajti te Olimpiku i Sarajevës, me të cilët e fitoi edhe kupën e Bosnjës, ndërsa edhe pse luan në repartin e mbrojtjes, ai ka shënuar edhe dy gola. Gligorov ka qenë anëtarë i rregullt i reprezentacionin e Maqedonisë, duke luajtur për moshat eU17, U19 dhe U21. Dy futbollistët kanë nënshkruar kontrata njëvjeçare me mundësi për vazhdimin e tyre./fcshkupi/

DSC_62755 DSC_62766

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT