Alparslan Erdem: “Kemi krijuar mentalitet fitues”

Shpërndaje:

Trajneri Alparslan Erdem ka foluar para duelit të nesërm kundër Tikveshit në Kavadar, ku do të kërkojmë vazhdimin e ecurisë fantastike me pesë fitore në poaq duelet e fundit. Mes tjerash, ai tha se çelësi i këtij suksesi është se çdokush në ekip është i gatshëm të luaj në çdo moment dhe së është formuar mentalitet fitues.

Nesér ju pret udhëtimi në Kavadar dhe ndeshja me Tikveshin?

“Po. Është ndeshje si mysafir. Tikveshi ka 15 pikë dhe ata duan të mbeten në ligë. Gjithashtu ndeshje e vështirë. Ne kemi nevojë për koncentrim maksimal. Gjithë ndeshjet si mysafir, gjithandej botës janë të vështira. Prandaj ne kemi nevojë për koncentrim. Fizikisht nuk kemi probleme. Tre ndeshje në seri, nuk është problem për ne. Shpresoj dhe pres gjithashtu performancë fantastike, intenzitet, gjithçka dhe të marrim fitoren nga Tikveshi.”

Cili është çelësi i ecurisë së shkëlqyeshme që e keni kohëve të fundit?

“Çelësi është fillimisht që çdokush është i gatshëm. Çdokush i përmbahet planit, organizimit, disiplinës taktike dhe ky është mentaliteti fitues. Tani ne e kemi atë. Çdokush beson se askush nuk mund të na fitoj ne për momentin. Duhet të vazhdojmë, do të vazhdojmë këtë, por, duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje.”

Mund të keni problem që do luani tre ndeshje në shtatë ditë?

“Jo. Apsolutisht jo. Une kam skuadër të mirë. Gjendjen fizike e kemi shumë të mirë dhe nuk do të kemi aspak problem të luajmë tre ndeshje në shtatë ditë.”

Mungesat për nesër?

“Nesër do na mungoj Liçina shkaku i pesë kartonave të verdhë. Por, kjo nuk është problem. Ne kemi shumë lojtarë që mund të luajnë dhe të bëjnë punën e njejtë si Liçina. Une besoj te çdo lojtar dhe për ate kemi 18-20 futbollistë tek të cilët mund të mbështetemi në çdo kohë.”

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT