Trajneri Alparslan Erdem, gjatë ditës së sotme ka folur për faqen zyrtare të klubit, e né vigjilje të ndeshjes së nesërme kundër Rabotniçkit.
“Fillimisht, jemi të lumtur që po fillojmë. Ishte një kohë e gjatë, 70 ditë, një periudh realisht e gjatë. Për herë të parë në jetë shof si kjo, por, ne duhet të adaptohemi. Ne kishim një parasezon shumë të mirë në Antalia. Nesër përfundimisht do të fillojmë. Rabotniçki është një nga ekipet e fuqishme në ligë, është e vërtetë, por, ne kemi bërë analizat tona, kemi punuar shumë mirë. Shpresoj, nesër kemi mundësi të mëdha për të fituar ndeshjen.”
“Ndeshjet miqësore ishin për një nivel më mirë se kampionati maqedonas. Një ekip bullgar, nga super liga e Ukrainës dhe liga e dytë e Polonisë, ndeshje shumë të fuqishme. Kemi bërë mirë, por e dini, ndeshje miqësore dhe takime kampionale është diçka më ndryshe. Por, mund të them që jemi përgatitur mirë, e mund të them që jemi gati për nesër. Shpresoj do të marrim rezultat pozitiv nesër.”
“Nesër duam të shohim stadium të plotë, sepse ata janë një forcë e madhe për ne, janë lojtari ynë i 12-të, shumë i rëndësishëm. Me ata, ne jemi më të fortë. Shpresoj nesër do të kemi stadium të plotë, ku ata do të na mbështesin deri në fund. Shpresojmë që do të bëjmë dhuratë për ata, dhuratë për vitin e ri me fitore dhe gjithçka të shkoj mirë.” është shprehur trajneri Erdem.