Skuadra e FC Shkupit pas huazimit të Fatih Ismailit te ekipi i Gostivarit, mundësinë për të pasur sa më shumë ndeshje I ka dhënë edhe talentit tjetër Altin Sefo, i cili në gjashtë muajt e ardhshëm si i huazuar do të luajë te skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës.
Altin Sefo është një nga futbollistët me të cilët Shkupi ka nënshkruar kontratë profesionale dhe mundësitë e tija për të ngritur formën e tij do të jenë të mëdha në skuadrën kërçovare. Sefo që luan në rolin e mesfushorit, është anëtar i rregullt i reprezentacionit të Maqedonisë, grupmoshat e reja U18, ndërsa gjithashtu ka mbrojtur edhe ngjyrat e reprezentacionit U17.