Alvarez: Do të luajmë për fitore deri në fund

Shpërndaje:

Skuadra jonë sot ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme në duelin me Sileksin në Kratovë. Ishte një ndeshje e luftuar shumë me dominim total të ekipit tonë. Edhe në këtë përballje e gjithë skuadra luajti lojë të mirë kolektive, por padyshim se në pah erdhi paraqitja maestrale e mesfushorit nga Kosta Rika, Freddy Alvarez.

Në këtë përballje Alvarez ishte përsëri në element duke dërguar topa në të gjitha anët për sulmuesit Cephas dhe Adetunji, por në të njëjtën kohë arriti që të shënojë edhe një gol maestral. Pas ndeshjes Alvarez është shprehur se ekipi do të vazhdojë të luajë për fitore dhe në tri ndeshjet e fundit, pavarësisht se si do të mbyllet kampionati.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi duhej të fitonim dhe të siguronim daljen në Evropë për të qenë përsëri në garat elitare. E kemi parasysh se është e vështirë të mendojmë për titullin kampion edhe pse matematikisht asgjë nuk është mbyllur, por ne sido që të jetë do të kërkojmë të fitojmë në tri ndeshjet  e mbetura deri në përmbyllje të sezonit”, ka thënë Alvarez.

Kujtojmë se Alvarez në këtë sezon ka shënuar 9 gola, ndërsa në arritjet e tija të këtij sezoni ka shtuar edhe plot 17 asistime. Kujtojmë se ndeshja e radhës që Shkupi luan, është dueli i të dielës, kur në Çair mysafire do të jetë Shkëndija e Tetovës, ndërsa kjo ndeshje luhet me fillim në ora 17:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT