ALVAREZ: I KËRKOJMË TRE PIKËT QË T’I GËZOJMË TIFOZËT

Shpërndaje:

Në kuadër të xhiros së 13-të të Ligës së parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, skuadra jonë Shkupi, në këtë javë do të jetë mysafir I Makedonija Gj.P.
Ndeshja do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Gjorče Petrov”, duke filluar nga ora 13:00.

FC Shkupi, kërkon fitoren e 10-të, në ndeshjen e së nesërmes dhe të katërtën si mysafir.
Freddy Alvarez, kërkon tre pikët e radhës që Shkupi, të mbetet në vendin e parë në tabelë.

“Do të luajmë 90 minuta për tre pikët e radhës edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë.
Duam që të mbetemi në vendin e parë në tabelë. Duam që ti gëzojmë tifozët tanë sepse ata e meritojnë. Ndeshja ndaj Makedonija Gj.P do të jetë e vështirë, sepse ata janë mjaft të mirë si vendas, por ne do ta japim maksimumin nga vetja”,
tha Freddy Alvarez.

Në tre ndeshjet e fundit në ligë, Makedonija Gj.P, ka një fitore, një barazim dhe një humbje.
Momentalisht renditet në vendin e 9-të në tabelë, me gjithsej 14 pikë të grumbulluara.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT