ALVAREZ: NDJEHEM MIRË KUR LUAJMË NË ÇAIR

Shpërndaje:

Pas fitores në Strugë si mysafir me rezultat 1:3, skuadra jonë FC Shkupi nesër në Çair para publikut vendas në javën e 25 të LPFMV-së, do të përballet me skuadrën e Tikveshit.
Para ndeshjes për faqen tonë foli mesfushori Freddy Alvarez.

“Mendoj që gjatë jemi përgatitur siç duhet, kemi shfrytëzuar pauzën po ashtu për të zhvilluar edhe një ndeshje miqësore. E di që nuk do ta kemi të lehtë kundër një skuadre siç është Tikveshi, por para tifozëve tanë në Çair ndjehemi më të fortë dhe personalisht ndjehem më mirë, andaj shpresoj se do të vazhdojmë serinë me rezultate pozitive”, tha Alvarez.
Skuadra e Tikveshit renditet në pozitën e 10-të në tabelë me gjithsej 21 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar dy disfata dhe kanë një fitore, kundër Skopjes me rezultat 3:0.
Ndeshja Shkupi – Tikvesh do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00 në Stadiumin e Çairit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT