Alvarez: Të fitojmë për të vazhduar luftën për titull

Shpërndaje:

Është mbyllur me sukses edhe senaca e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme, që ekipi ynë luan kundër Sileksit në Kratovë në kuadër të javës së 24-t.

Trajneri  Hasan Ozer për këtë ndeshje do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, pasi kthehet edhe Sabit Bilali i cili mungoi shkaku i pesë kartonëve të verdhë, ndërsa pas një lëndimi të vogël është rikuperuar edhe Faustin Senghor.

Për ndeshjen e javës së 24-t, që kësaj radhe luhet të shtunën shkaku i grumbullimit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka folur mesfushori ynë nga Kosta Rika, Freddy Alvarez, i cili mes tjerash ka thënë se do të jetë një përballje e vështirë, ku duhet patjetër fitore.

“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi që ne jemi dy skuadra shumë të barabarta, por duhet të fitojmë për të vazhduar luftën për titull. Me Sileksin kemi luajtur edhe ndeshje edhe në javën e 21-t ku morëm fitore, ndërsa nëse përsërisim të njetën ndeshje, nuk duhet të kemi probleme”, ka thënë Alvarez.

Ndeshja që do të luhet në Kratovë do të ketë arbitër kryesor Stojçevskin nga Shkupi, ndërsa ky duel luhet me fillim në orën 15:00 dhe do të ketë transmetim të drej[ërdrejtë në faqen zyrtare të FFM-s.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT