Pas ndeshjes Shkupi – Pobeda që përfundoi me tri pikë për bardhekaltërit (3:0), ekipi ka festuar për këtë fitore dhe ja ka dedikuar njëkohësisht edhe portierit të lënduar Igor Aleksovski, i cili sot ka festuar ditëlindjen e tij të 24-të.
Pas ndeshjes është deklaruar për lojën sulmuesi Viktor Angelov, i cili ka potencuar se ishte një ndeshje shumë e vështirë.
“Në fillim ishte një ndeshje e fortë, por e hapëm rezultatin me golin e mrekullueshëm të Bajramit, më pas kishim pak presion që ta rrisim epërsinë sa më shpejtë dhe në fund doli gjithçka siq duhet, fituam me rezultat 3:0. Këtë fitore ja dedikojmë portierit tonë Igor Aleksovski që sot ka ditëlindjen, ta festojë sa më mirë dhe të shërohet sa është e mundur më shpejt”, ka thënë Angelov i cili me golin që shënoi sot ka arritur në katër gola gjatë kësaj sezone.