Me shumë kënaqësi, ju njoftojmë që talenti jonë Anid Abazi, mbetet në Çair dhe për dy vite të tjera, do të vazhdojë ti mbrojë ngjyrat bardhekaltër.
Kryesia e klubit tonë, ka nënshkruar kontratë profesionale me 19-të vjeçarin, Anid Abazi.
Karriera e Anidit, filloi pikërisht në Çair, ku qysh në moshën pesë vjeçare, Anidi ishte pjesë e akademisë së FC Shkupi.
Anidi shprehet mjaft i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit të parë të Shkupit edhe për dy vite tjera.
“Kur i bashkohesh klubit që në moshën 5 vjeçare, vazhdon dhe ëndërron që një ditë të luash për ekipin e parë dhe ëndrra ime, sot është bërë realitet.
Kam punuar mjaftueshëm për të arritur këtë nivel, gjithmonë duke ju falënderuar edhe klubit për mbështetjen.
Dua që të arrij gjithçka në karrierën time me këtë klub me këtë atmosferë të jashtëzakonshme.
Me mbështetjen e familjes, trajnerit, lojtarëve dhe stafit të këtij klubi, gjithçka është më e lehtë dhe gjithçka është e mundur.
Dua që ta shpërblej këtë klub për mbështetjen që të gjithëmë kanë dhënë gjatë viteve të fundit dhe t’i shpërblej edhe tifozët tanë më të mirët, Shvercerat Shkup. Unë do të punoj dhe do ta jap maksimumin për ngjyrat e Shkupit”, tha Anid Abazi, për faqen tonë zyrtare.
Anid Abazi, me ekipin e parë debutoi në ndeshjen kundër CD Santa Clara, në garat evropiane dhe zhvilloi edhe dy ndeshje profesionale me klubin tonë në Ligën e Parë dhe në garat për Kupën e Maqedonisë.