Anulohet përballja e javës së 26 të Ligës së Parë, në mes FC Shkupit dhe Pelisterit, pasi që 12-15 futbollistë mysafirë janë helmuar me ushqim. Futbollistët e Pelisterit në vend që të nisen në rrugë drejt Shkupit, për të zhvilluar ndeshjen me skuadrën e FC Shkupit, për shkak të helmimit me ushqim, janë drejtuar në spitalin e qytetit në Veles. Njoftimi i parë jo zyrtar (përmes telefonit) në adresën e FC Shkupit ishte 30 minuta pas drekës së përbashkët, në orën 12.30, pasi dreka ishte shtruar në orën 12.00 në “Gardenia Hotel and Spa”. Shumica e futbollistëve të Pelisterit janë ankuar për dhimbje në stomak dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe pastaj janë dërguar në spitalin në Veles. Ndryshe në “Gardenia Hotel and Spa” në Veles, më parë janë servuar ushqimet për reprezentuesit e Maqedonisë dhe nuk ka pasur asnjë rast të helmimit me ushqim. Ndërkohë në disa mediat vendore filluan shkrimet kundër Pelisterit, kinse është një lojë e tyre, me qëllim që të pushohen futbollistët në fund të sezonit dhe pas sfidës që e zhvilluan në mesjavë ndaj Sileksit në Kratovë.
You May Also Like
Lajme 22 Gusht, 2020
Bajrami: Tani e gjithë vëmendja kundër Neftchit
Skuadra e FC Shkupi ka marrë një fitore shumë me vlerë në javën e tretë të Ligës së Parë…
Lajme 31 Korrik, 2018
Shabani dhe Shkupi me marrëveshje ndërprenë bashkëpunimin
Bunjamin Shabani dhe kryesia e klubit me marrëveshje të përbashkët kanë prishur kontratën, e cila ishte e vlefshme edhe…