Ashtu sikurse po afron data e 13 korrikut, kur edhe e nisim sezonin me ndeshjen e parë kualifikuse të Ligës së Konferencës, UEFA sapo ka zyrtarizuar edhe emrat e arbitrave të cilët do të ndajnë drejtësinë në duelin e parë që luhet në Kaunas të Lituanisë.
Arbitër kryesor në këtë ndeshje do të jetë Menelaos Antoniou, ndërsa atë do ta ndihmojnë asistentët Marios Kalogirou dhe Omiros Tziortzis, ndërsa zyrtari i katërt është Christodoulou Christodoulou që të gjithë nga Qiproja.
Kujtomë se ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues luhet me 13 korrik, me fillim në ora 19:00. Ndeshja luhet në stadiumin “Darius & Girenas në qytetin Kaunas.