Ardian Nuhiu mbetet trajner i FC Shkupi

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e FC Shkupit nga e hëna do të përfundojë pushimin dimëror, për të filluar fazën e parë të përgatitjeve. Edhe pse skuadra ishte në bisedime me disa trajner të ndryshëm si nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe nga vendi ynë, në fund kryesia vendosi që besimin për të udhëhequr klubin në këtë fazë t’ia jep Ardian Nuhiut, i cili një kohë ishte si ndihmës trajner dhe në tri ndeshjet e fundit ishte si ushtrues detyre trajner pas largimit të Visar Ganiut.

Nuhiu është gati për të bërë thirrjen e parë, që do të grumbullojë futbollistët të hënën në orën 11 në stadiumin e mbyllur në Çair, shkaku i temperaturave të ulëta, ndërsa me përmirësimin e kohës, ekipi do të zhvendoset të vazhdojë stërvitjet në terrenet artificiale në kompleksin e FFM-s.

Pasi që kryesia e klubit i dha besimin Ardian Nuhiut, trajneri i Shkupit është shprehur për falënderues për besimin e marrë.

DSC_5100

“Falënderoj kryetarin e klubit Ejup Ademi si dhe nënkryetarin Suat Alija për besimin e dhënë ndaj meje. E di që nuk do të mungojë përkrahja maksimale nga ta, andaj ndjehem i gatshëm për të këtë sfidë. Për mua nuk do të ketë ndonjë risi të madhe për momentin, pasi që e njoh mirë grupin, futbollistët janë profesionist tek të cilët nuk dyshoj aspak. Mendoj se të gjithë do të punojnë fortë dhe do të japin maksimumin që të jenë të përqendruar. Për momentin ne mundë të themi si ambicie kryesore e klubit tonë mbetet mbijetesa, ndërsa unë kam besim të plotë të futbollistët se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Nuhiu.

Skuadra e FC Shkupi 15 ditët e para do të qëndrojë në Shkup, më pas përgatitjet do ti vazhdojë në Ohër ku do të zhvillojë ndeshje miqësore. Për momentin nga stafi janë duke mësuar emrat e skuadrave që do të qëndrojnë në periudhën e njëjtë në Ohër për të aranzhuar dhe ndeshjet kontrolluese.

Nga FC Shkupi për momentin janë larguar tre futbollist, Khalil Lambin, Fisnik Zuka dhe Filip Gligorov, ndërsa kryesia është në kërkim të dy-tre futbollistëve me përvojë cilësorë. /fcshkupi/

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!