Ardian Nuhiu ndihmës trajner i FC Shkupi

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar përgatitjet e fazës së parë në stadiumin e Çairit, ndërsa nga dita në ditë po shtohet edhe ritmi i përgatitjeve që ekipi ta fillojë sezonin sa më të përgatitur.

Kryesia e klubit ka vendosur që përveç përforcimeve që po kërkon në disa reparte të ndryshme në skuadër, të përforcojë edhe ekipin e stafit teknik. Kështu që nga dita e premte trajneri Visar Ganiu ka edhe ndihmësin e tij, e që ky është tani më ish-futbollisti Ardian Nuhiu, i cili i tha lamtumirë futbollit aktiv, duke u përgatitur për sfidën e re në karrierë, si trajner.

DSC_5100

“Vendimin e mora pasi  vlerësova se tani është momenti i duhur për të bërë një gjë të tillë. Unë prej fillimit kam dashur që karrierën ta mbyll aty edhe ku e nisa, herën e fundit kur jam angazhuar potencova një gjë të tillë.  Në konsultime me kryetarin Ejup Ademi largohem atëherë kur do të ndjej se ekipi nuk ka nevojë për mua dhe kur do shoh se ka forca të reja në skuadër të cilët duhet të luajnë. Unë mund të them se nga ky moment tërhiqem nga futbolli aktiv. Por njëkohësisht më vjen mirë që karrierën time si trajner po e filloj në FC Shkupi. Më vjen mirë që do jem pjesë e stafit, do të mundohem me eksperiencën time të ndihmoj klubin, futbollistet dhe të arsyetoj besimin e dhënë nga kryesia e klubit.

Ardian Nuhiu ka një karrierë shumë të suksesshme, ai kishte filluar të lujë futboll në ekipin e Shkëndijës së Haraçinës, që më pas të bashkohet me FC Shkupi (ish-Slloga Jugomagnat), KF Rabotniçki, KS Dinamo Trana, KS Elbasani, KF Metalurg Shkup, Steel Azin FC, Hapoel Acee AFC, KF Vardari Shkup, KF Shkëndija Tetovë, KF “11 Oktomvri”, KF Drita Bogovinë, e për ta përmbyllur karrierën si futbollist përsëri te FC Shkupi.

Nuhiu ishte edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, ku kishte dhjetë thirrje dhe pesë paraqitje, duke shënuar dhe një gol në ndeshjen ndaj Iranit. Nuhiu deri sa luajti me FC Shkupi ka luajtur në dy finale të Kupës së Maqedonisë, duke e fituar një nga to, më pas dy herë u shpall kampion shteti me Rabotniçkin, ndërsa gjithashtu një titull ka edhe me Shkëndijën e Tetovës.

DSC_5106

Futbollisti këmbë shpejtë Nuhiu, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahë gjatë gjithë karrierës duke qenë krah i fortë i tij për të gjitha sukseset.

“Për fund dua që të falënderoj të gjithë që më kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve në futboll. Familjen time, shokët, gjithë bashkëlojtarët dhe gjithë trajnerët me të cilët kam bashkëpunuar, si dhe gazetarët që më kanë përcjellë me lëvdata dhe kritikat e tyre. Falënderim shumë i madh për të gjithë tifozët që më kanë mbështetur, veçanërisht “Shvercerat”. Faleminderit të gjithëve për gjithçka”, ka thënë në fund tani më ish-futbollisti Nuhiu, i cili presim të dëshmohet edhe në punë e trajnerit, i cili deri më tani është pajisur me licencën B dhe A, ndërsa vitin e ardhshëm do të konkurrojë për PRO licencë. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT