ARDIT ILJAZI: JAM I LUMTUR QË TIFOZËT DO TI KEMI NË TRIBUNA

Shpërndaje:

Dy ditë pauzë dhe rikthehemi në Çair, pas barazimit kundër Renovës 0:0 në Tetovë.
Nesër në ora 15:00, në Stadiumin e Çairit, do të zhvillohet ndeshja e javës së 23-të, Shkupi-Rabotniçki.
Jemi përballur dy herë me Rabotniçkin në këtë sezon dhe kemi fituar 2:0 në Çair dhe 0:1 në “Todor Proeski”.
Në dy ndeshjet e fundit, Rabotniçki ka fituar kundër Shkëndijës me rezultat 2:1 dhe kundër Skopjes 0:1. Renditet në vendin e 7-të në tabelë, me gjithsej 31 pikë.

Mbrojtësi jonë Ardit Iljazi, për faqen tonë në prag të ndeshjes kundër Rabotniçkit, është shprehur i lumtur që nesër dyert e stadiumit do të jenë të hapura për tifozët tanë dhe premton maksimumin për ti gëzuar ata.

“Jemi maksimalisht të përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe për ta filluar raundin e tretë me fitore. Na pret një ndeshje e vështirë kundër Rabotniçkit duke i pasur parasysh dy fitoret e tyre të fundit.
Gjithashtu jam shumë i lumtur që më në fund dyert e stadiumit do të hapen për tifozët tanë dhe jam i sigurt që së bashku do ta fitojmë ndeshjen dhe tre pikët do të mbeten në Çair”,
tha Arditi para ndeshjes me Rabotniçkin.

Ju kujtojmë që ndeshja e nesërme do të luhet me praninë e publikut, pasi që dënimi për skuadrën tonë ka përfunduar.
Drejtuesit e klubit tonë, i bëjnë thirrje të gjithë tifozëve tanë që të kemi kujdes dhe ta përkrahim skuadrën tonë duke mos hedhur gjësende në fushë.
Skuadra jonë ka nevojë për përkrahje në këto momente të bukura dhe ëndrrat tona do ti realizojmë vetëm nëse qëndrojmë së bashku, ne në fushë dhe ju në tribuna.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT