ARDIT ILJAZI: TË SHTUNËN DO TË FESTOJMË

Shpërndaje:

Pas fitores së fundit me rezultat minimal 0:1 në Manastir ndaj Pelisterit, skuadra jonë FC Shkupi nesër në shtëpi, do të përballet me skuadrën e Renovës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 29LPFMV-së.
Në fakt, kjo ndeshje është e vlefshme për të gjithë neve, sepse në rast se fitojmë kundër Renovës, pas 21 viteve në Çair, do të festohet titulli kampion.
Gjatë ditëve jemi kujdesur që shkallët e stadiumit në Çair të jenë të mbushura me tifozë dhe simpatizues të klubit tonë sepse titulli i katërt po vjen në Çair.
Shkupi jonë ka nevojë për përkrahjen tuaj sepse na ndajnë vetëm 90 minuta deri në festën e madhe që për shumë vite e kemi pritur.
Shkupi me Renovën, u përballën dy herë në këtë sezon. Në ndeshjen e parë fituam me rezultat 2:1, ndërsa ndeshja e dytë në Tetovë u mbyll pa gola 0:0.
Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen tonë zyrtare foli mbrojtësi, Ardit Iljazi.

“Për këtë ndeshje jemi përgatitur maksimalisht edhe pse e dimë që Renova ka kohë që po luajnë mjaft mirë dhe kanë një ekip të mirë, por ne jemi të motivuar 100% që ta fitojmë këtë ndeshje.
Të shtunën është ditë feste, dhe shpresojmë të festojmë titullin së bashku me Shvercerat. Tifozët tanë kanë pritur shumë vite për këtë ditë dhe ne e kemi mundësinë që ti shpërblejmë ata. Ne do ta japim maksimumin në fushë dhe të shtunën do të festojmë”
, tha Ardit Iljazi.

Skuadra e Renovës renditet në pozitën e 6-të në tabelë me gjithsej 38 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar dy disfata, kundër Akademija Pandev, dhe Makedonija Gj.P, dhe një barazim kundër Shkëndijës.

Ndeshja Shkupi – Renova do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00 në stadiumin e Çairit.
Drejtuesit e klubit tonë, i bëjnë thirrje të gjithë tifozëve që të kemi kujdes në ndeshjen e së nesërmes, të këndojmë për Shkupin për 90 minuta dhe në fund të festojmë ashtu siç na ka hije.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT