Arif: “Nuk dorëzohemi para askujt”

Shpërndaje:

Në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, skuadra e Shkupit ka udhëtuar për në Manastir, ku do të përballet me Pelisterin.

Skuadra nga Manastiri ka treguar që sezonin vjeshtor është një nga befasitë më të mëdha të kampionatit duke u ngjitur në pozitën e tretë dhe ka vetëm dy pikë më pak se e dyta Shkëndija, ndërsa nëntë pas liderit Vardarit.

Pelisteri deri më tani ka tri disfata dhe një nga to e ka përjetuar pikërisht nga Shkupi në Çair, të luajtur me 17 shtator, kur ndeshja kishte përfunduar me rezultat 2:1.

Edhe pse në këtë ndeshje Shkupi do të ketë mungesa, nuk udhëton e dorëzuar, por përkundrazi kërkon që të kthehet nga Manastiri me rezultat pozitiv.

Për duelin e sotëm është prononcuar Fatmir Arif.

“Jemi munduar që të punojmë gjatë këtyre ditëve dhe të përgatitemi sa më mirë për duelin e së dielës, por e kemi parasysh se klubi ka disa mungesa shkaku i lëndimeve, ndërsa nga ana tjetër përsëri kemi orar të ngjeshur, pasi na presin edhe ndeshjet dhe kupës, që do të thotë luajmë brenda javës nga dy ndeshje. Ne do të udhëtojmë për në Manastir që të marrim një rezultat pozitiv, por nuk duhet mohuar se Pelisteri ka dëshmuar se është një ekip e mirë dhe jo rastësisht është në mesin e tri më të mirëve në renditje. Sigurisht se ata kanë lojtar me përvojë edhe të rinj, ndërsa para shikuesve të vet luajnë mjaft mirë. Do të mundohemi që të përdorim edhe ne armën tonë më të fortë, që të jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe kur të na jepet rasti të sulmojmë për të marrë rezultat pozitiv”, ka thënë Fatmir Arif.

Për ndeshjen ndaj Pelisterit, është rikthyer edhe Aliou Traore, i cili pas angazhimeve me kombëtaren e Gabonit, do të jetë ndihmë për skuadrën në këtë përballje. Të përkujtojmë se nga ekipi i Pelisterit nuk kanë lejuar praninë e tifozëve të Shkupit, “Shvercerat”, me arsyetimin se kanë filluar punimet në tribunën ndihmëse, ku edhe duhet të qëndrojnë tifozë mysafirë, andaj Shkupi edh një herë do të mbetet pa aleatin më të fortë të saj, futbollistin e 12-të në ndeshjet kur i luan si mysafire. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT