Ariton Mehmedi me vetëm 17-vjet debuton me ekipin e parë të FC Shkupit

Shpërndaje:

Debutimi i Ariton Mehmedit me skuadrën e parë të FC Shkupit është përjetuar me shumë emocione nga lojtari 17-të vjeçar. Në një prononcim, ai shprehet se ende nuk i besohet se ka arritur të veshë fanellën e parë të skuadrës së tij të zemrës, edhe atë në një ndeshje derbi, siç ishte ajo e sotmja kundër kampionëve të Struga Trim Lum.

“Unë jam shumë i kënaqur për debutimin që bëra sot dhe gjithnjë do të jap maksimumin për këtë fanellë, për FC Shkupin dhe grupin më të mirë të tifozëve ‘Shvercerat’”, – shprehet fillimisht Ariton Mehmedi, i cili shihet se është mjaft i emocionuar nga rasti i dhënë.

Ai thotë se sot plotësoi ëndërrën e tij të fëmijërisë.

“Sot mua më plotësua një ëndërr, që besoj se është ëndërr edhe e çdo lojtari që luajnë në Akademinë e FC Shkupit, që një ditë të debutojnë me fanellën e ekipit të parë” – thotë Mehmedi, i cili zbulon edhe një ëndërr tjetër, e që ka të bëjë me futbollin europian.

“Fillimisht do doja të luaja si titullarë te ekipi im i zemrës, FC Shkupi. Sinqerisht mezi pres të ndodh një gjë e tillë, ndërsa më pas të mendoj edhe për ëndërrën time tjetër, e që është futbolli europian. Dëshiroj që një ditë të luaj në Europë” – përfundoi intervistën e tij të parë Mehmedi, pasi tashmë sheh veten në mesin e ekipit të parë të FC Shkupit.

Talentin e tij, Ariton Mehmedi e kishte dëshmuar edhe para trajnerëve nga Akademia e FC Barcelona, Girona dhe Mallorca, që gjatë kësaj vere (muaji gusht) në Shkup kishin organizuar një kamp stërvitor. Pikërisht talenti i FC Shkupit ishte përzgjedhur në mesin e dy futbollistëve që aftësitë e tyre do t’i tregojnë në akademinë e klubit të La Ligës spanjolle, Girona, edhe atë nga data 8 deri me 14 dhjetor.

Kujtojmë, pjesë e Gironas, aktualisht është reprezentuesi i Maqedonisë, Bojan Miovski, i cili në të kaluarën kishte luajtur me Renovën, ashtu që shpresojmë që një rrugëtim të tillë të suksesshëm të ketë edhe Ariton Mehmedi, djaloshi shkupjan i lindur me 18 nëntor të vitit 2007.

Është kjo një pasqyrë e mirë e skuadrës tonë, që të ju jepet mundësia edhe talentëve të rinj, gjë të cilën që nga dita e parë e kishte paralajmëruar edhe pronari  i ri i FC Shkupit, Yasin Konyali, i cili kishte kërkuar nga Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi, që në skuadrën e parë të transferonin edhe disa nga talentët e Akademisë tonë.

Është ky vetëm hapi i parë me një super talent si Ariton Mehmedi, ndërsa së shpejti pritet që skuadrës së parë ti bashkëngjiten edhe tjerë futbollistë nga Akademia.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT