Arrihet marrëveshja, Sedlloski merr detyrën e trajnerit

Shpërndaje:

Skuadra jonë sot në zyrat e klubit ka zyrtarizuar si trajner të parë menaxherin e njohur nga vendi ynë, Goce Sedlloski, i cili është me dy shtetësi, atë të Maqedonisë së Veriut dhe të Kroacisë.

Pas bisedimeve disa ditëshe, më në fund është arritur marrëveshja me strategun 47 vjeçar për ta udhëhequr klubin tonë drejt sukseseve të reja.

Kujtojmë se Sedlloski është një nga ish-futbollistët që kanë një karrierë të bujshme si në arenën vendore edhe atë ndërkombëtare, ndërsa pas vete ka dhe 100 paraqitje me reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë se karrierën e nisi nga Pobeda, për të luajtur më pas me ekipet kroate Hajdukun e Splitit dhe Dinamon e Zagrebit, anglezërt e Sheffield Wednesday,  japonezët e Vegalta Sendai, Diyarbakirsporin e Turqisë, në Austri luajti me SV Mattersburgun, ndërsa karrierën profesionale si futbollist e mbylli me Mattersburg II të Austrisë.

“Fillimisht dua të falënderoj kryesinë, pronarin dhe të gjithë që më dhanë mbështetje. Kishim bisedime dhe gjatë dimrit, por asaj kohe nuk gjetëm gjuhën e përbashkët, ja tani kjo ndodhi përsëri dhe në bisedime të sërishme me kryesinë sollëm vendim që të vijë te Shkupi. Kërkesa e tyre për sezonin e ardhshëm dhe ajo e imja është në një vijë. E kam parasysh se shumë po investohet në këtë klub, kanë angazhuar shumë futbollist, edhe pse thënë sinqerisht nga këta futbollist njoh vetëm dy apo tre me të cilët kam punuar pak në kohën kur isha te Vardari, ndërsa të tjerët për mua janë të panjohur. Këto gjashtë ndeshje u tash njerëzve që janë këtu se më duhet ti njoftoj lojtarët, pasi të gjithë po themi se kemi ekip të mirë, po, por duhet të shoh në vend ngjarje dhe punën time shoh me një fazë të mirë të përgatitjeve që sezonin e ardhshëm ta  arrijmë atë që e kërkon Shkupi” ka thë Sedlloski.

Të gjithë këta futbollist që i kemi këtu, për mua fillojnë nga zero, secilit do ti jepet rasti, të shoh se sa vlejnë. Të gjithë më thonë se kanë potencial, por pasi që nuk isha në vend nuk e kam përcjell fare kampionatin, e shoh se jemi në pozitën e dytë, ndërsa në gjysmë sezon ishim në katër pikë diferencë ndaj Shkëndijës dhe tani ajo është shtuar, por kjo është pasqyra momentale, ashtu sikurse edhe thash ndeshjet e mbetura duhet ti punojmë me angazhim maksimal, ndërsa nga vera të fillojmë atë qe e kam menduar unë dhe kryesia”, ka thënë Sedlloski.

Kujtojmë se si trajner ai fillimisht e nisi si ndihmës te skuadra e Budesligës austriake (2010–2013) SV Mattersburg, më pas ishte asistent edhe në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2011–2012. Me skuadrën e Horiont Turnovës punoi si trajner në vitin 2013–2014, që më pas të kalojë në detyrën e drejtorit sportiv te Vardari (2014–2015), ndërsa gjatë viteve 2015–2017 ishte trajner i Vardarit me të cilët fitoi dy tituj kampion dhe një herë titullin e superkupës.

Në vitin 2018 mori drejtimin e skuadrës Riga të Letonisë, ndërsa një vit punoi edhe në Bosnjë e Hercegovinë me ekipin e Shiroki Brijeg. Nga viti 2020 Sedlloski ishte trajner me skuadrën e dytë të Dinamo Zagrebit.  

Kontrata me Goce Sedlloskin është një vjeçare me mundësi për ta vazhduar edhe më tutje.

Ekipi i trajnerëve me të cilin do të punojë Goce Sedlloski përbëhet nga Enes Qaili, Toni Meglenski, Pavel Nedelkovski dhe Matija Mirkov

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT