Arslan: Respektojmë kundërshtarin, por duam të kalojmë raundin e parë

Shpërndaje:

Pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, ekipi ynë ka mësuar kundërshtarin e ndeshjes së turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku përball nesh do të kemi skuadrën FC Hegelmann.

Ekipi ynë tani po vazhdon qëndrimin e saj në Bolu të Turqisë, ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve, ndërsa pas përfundimit të seancës së dytë stërvitore të ditës së sotme, është prononcuar edhe trajneri Cihat Arslan, për kundërshtarin e turit të parë kualifikues, FC Hegelmann.

“Fillimisht uroj të kemi fat këto ndeshje pas hedhjes së shortit. Këto ndeshje gjithmonë janë të vështira. Padyshim që ne e respektojmë kundërshtarin tonë, por duam që të kalojmë raundin e parë kualifikues. Synimi ynë nuk është vetëm ky raund, por edhe raundet që vijnë pas. Mendojmë se do të kemi përballë një kundërshtar të fortë. Kemi synime me lojtarët që kanë rinovuar dhe ata që erdhën rishtazi, por e përsëris së na presin dy ndeshje të vështira. Fillimisht planet tona janë që të kalojmë raundin e parë. Jemi të lumtur që marrim pjesë sërish në një nga garat më të rëndësishme të Evropës. Duam të fitojmë si për tifozët tanë ashtu edhe për qytetin tonë”, ka thënë Arslan.

Kujtojmë se ndeshjen e parë do ta luajmë në cilësinë e mysafirit me 13 korrik në Lituani, ndërsa ndeshja e kthimit e paraparë të luhet me 20 korrik, do të luhet në Shkup.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT