Arsllan: Të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë

Shpërndaje:

Skuadra e jonë sot ka fituar me rezultat të lartë ekipin e Pobedës, me çka jemi afruar në pesë pikë me konkurrentin në renditjen tabelare.
Sot futbollistët kishin një paraqitje të mrekullueshme, të gjitha repartet kryen me sukses detyrat e marra nga trajneri Xhihat Arsllan.
Sulmi shënoi gjashtë gola,mbrojtja ishte pothuajse pa punë, ndërsa mesfusha formoi baraspeshën e dy anëve.

Edhe pse ekipi në këtë ndeshje kishte shumë mungesa, si për shkak lëndimeve, ashtu edhe shkaku i kartonëve të verdhë, trajneri Arsllan ka mbetur i kënaqur nga të gjithë futbollistët.
“Pas disfatës së javës së kaluar, kjo ndeshje për ne ishte shumë me rëndësi të madhe. Gjatë javës kemi bërë stërvitje shumë të mira, kishim takime individuale me lojtarët tanë dhe motivimi ynë ka qenë mjaft i lartë.
Ndeshjen e sotme e kemi nisur shumë mirë, që në fillim gjetëm pozicionet e duhura.

Padyshim se jam i lumtur që fituam ndeshjen pa i mundësuar kundërshtarit tonë që të na rrezikojë portën. Më gëzoi paraqitja e lojtarëve tanë, të cilët i caktuam në vend të atyre që oshin të pezulluar dhe të lënduar. Shumë i kënaqur kam mbetur me paraqitjen e Mario Riçkovit, njëkohësisht shumë mirë ndjehem edhe për Umerfaruk Sulejamanin i cili veshi për herë të parë sot fanellën e skuadrës tonë. Padyshim se kjo ishte një fitore shumë e mirë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë”, është shprehur Arsllan.

Kujtojmë se ndeshje e radhës e luajmë me 23 prill në Kavadar, ku do të jemi mysafir të Tikveshit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT