FC Shkupi ka ndarë rrugët me portierin Artan Iljazi, pas pesë viteve të suksesshme dhe plot emocione në ngjyrat bardhekaltër.
Gjatë kësaj periudhe, Iljazi ka qenë një shtyllë e rëndësishme e skuadrës, duke zhvilluar plot 62 ndeshje dhe duke mbrojtur portën e ekipit me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai ishte pjesë e ekipit kampion në vitin 2022, një moment historik që mbetet krenari për klubin dhe tifozët tanë.
I urojmë Artanit suksese të mëtejshme në karrierë dhe jetë.