Asani: Dua të debutoj me fitore

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e FC Shkupi sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së të dielës, kur në stadiumin e Çairit mysafire do të jetë ekipi i Rabotniçkit.

Edhe për këtë ndeshje, futbollistët ndjehen në formë të mirë dhe gjatë javës kanë punuar me intensitet të shtuar, duke kërkuar pikët e para në sezonin pranveror, ndërsa kjo do të jetë mundësi e mirë që pikërisht para tifozëve vendas të triumfojnë në një ndeshje që aspak nuk do të jetë e lehtë.

Para ndeshjes ka folur përforcimi i ri i Shkupit, Jasir Asani, për të cilin do të jetë ndeshja e parë zyrtare me fanellën bardhekaltër, ndërsa debutimi i tij ndodhë pikërisht para publikut vendas.

“Kemi punuar në mënyrë intensive për këtë ndeshje dhe besoj se i gjithë ekipi është në formë të mirë për të marrë rezultat pozitiv. Sigurisht se për mua kjo ndeshje ka një domethënie shumë të madhe, pasi që për herë të parë do të luajë para tifozëve të Shkupit në një ndeshje zyrtare. Jam mjaft i emocionuar, pasi të dielën ëndrra ime po bëhet realitet. Nuk do të doja asgjë më shumë se sa të debutoja me fitore në prezantimin tim të parë për Shkupin, nuk do të jetë e rëndësishme nëse shënoj apo jo, pasi me rëndësi është vetëm fitorja. E kemi parasysh se Rabotniçki gjithmonë ka futbollist cilësor dhe nuk është aspak lehtë ndaj tyre, tani edhe me disa përforcime ka bërë ekip konkurrues, por ne jemi këtu për të treguar se edhe Shkupi ka ekip të mirë dhe se me këtë grup tifozësh që kemi, është mëkat të mos fitosh”, ka thënë Jasir Asani.

Te skuadra e Shkupit këtë javë do të kthehet edhe Dimitrija Llazarevski, ndërsa shkaku i lëndimit do të mbetet jashtë fushe edhe këtë javë Filip Janevski. FIFA edhe më tej nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për rastin Mbella, ndërsa serbo gjermani Nikola Iliç pret të pajiset me leje pune, pasi ditë më parë i ka arritur çertifikati.

Ndeshja FC Shkupi – Rabotniçki luhet të dielën me fillim në orën 14:00, në stadiumin e Çairit në Shkup.

More to explorer

Eliminohemi nga Kupa në çerekfinale

Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales. Në

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!