Asani: Gati për tri pikë të reja

Shpërndaje:

Asani: Gati për tri pikë të rejaTë shtunën do të vazhdojnë garat në kategorinë e Ligës së Dytë në futboll, ku skuadra nga Çairi pritet që të vazhdojë serinë e fitoreve.

Ekipi i Shkupit do të takohet Napredokun e Kërçovës, skuadër kjo e cila që tani mundë të thuhet se nuk ka pothuajse asnjë shans për të mbetur në këtë kategori, shkaku se është e fundit në tabelë dhe ka vetëm 9 pikë të tubuara nga 17 ndeshje të zhvilluara.

Por profesionalizmi i liderit të pakonkurrentë të Ligës së Dytë ka bërë që secilin kundërshtarë ta respektojë dhe ti qaset ndeshjeve me seriozitet.

Trajneri Zekirija Ramadani ka potencuar se ekipi po stabilizohet nga problemet shëndetësore dhe po arrin të merr formën e pritur. “Ne kishim thënë që para fillimit të sezonit pranveror se diku nga xhiroja e tretë do të arrijmë të jemi 100% të gatshëm dhe tani më këtë e dëshmuam, duke marrë pikë me rëndësi ndaj “Makedonija Gj.P.”, që duhet vazhduar edhe me Napredokun dhe ekipet tjera që do të luajmë”, ka thënë trajneri Ramadani.

Lojë të mirë në dy ndeshjet e para sezonale ka treguar edhe Bujamin Asani, i cili beson se ekipi po arrin të tregojë cilësitë e vërteta. “Kemi punuar gjatë javës për duelin kundër Napredokut sikurse të luajmë me ekipin që garon për titull. Ne asnjëherë nuk nënvlerësojmë kundërshtarët, pasi që rregulla e futbollit është që secili ekip mundë të fitojë, andaj edhe këtë ndeshje e marrim me shumë seriozitet dhe duhet fituar pikët e plota”, ka përfunduar Asani.

Skuadra e Shkupit edhe për këtë ndeshje nuk do të jetë e kompletuar, në dyshim është paraqitja e Mumin Sallait shkaku i temperaturës, ndërsa pritet që të jetë gati Goran Stankovski, i cili mungoi ndaj “Makedonija Gj.P.”, gjithashtu shkaku i gripit.

Ndeshja Shkupi – Napredoku luhet të shtunën në orën 14:00, në stadiumin e Çairit. / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT