Asani: “Ndaj Pandevit nuk kemi se çka humbim” (VIDEO)

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit sot pasdite ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme që do të luajë në Turnovë, kundër ekipit të Akademija Pandevit.

Sikurse të gjitha ndeshjet tjera, edhe kjo përballje është marrë me seriozitet të lartë, ndërsa klubi që sot do të vendoset në karantin në Strumicë, që nesër futbollistët të jenë sa më të freskët për këtë përballje.

Duke marrë parasysh se me duelin ndaj Akademia Pandevit, fillon raundi i katërt dhe i fundit për sezonin 2017/18, kalendari i këtij sezoni është shumë i ngjeshur dhe do të ketë ndeshje në mesjavë dhe fundjavë, andaj secila ndeshje pritet të jetë sfidë mjaft e vështirë, ndërsa pikët janë mëse të vlefshme.

Për duelin e nesërm ka folur sulmuesi i krahut Shpend Asani, i cili ka potencuar se ekipi është në formë dhe pas pikës së fituar ndaj Vardarit, ekipi udhëton me optimizëm edhe për duelin e nesërm ndaj Akademija Pandevit.

“Të dielën kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme ndaj Vardarit, por që në fund nuk arritëm të marrim tre pikët. Na gëzon fakti që jemi kthyer në formë të mirë dhe shpresojmë të përsërisim lojën e mirë edhe në ndeshjet e radhës.

Ndaj Akademija Pandevit nuk kemi se çka humbim, shkojmë duke respektuar kundërshtarin, por duke kërkuar që të marrim pikë edhe në këtë takim. Po luajmë tri ndeshje si mysafire dhe çdo pikë për ne do të jetë me vlerë, që më pas ta kemi edhe më lehtë kur të kthehemi në fushën tonë në Çair para tifozëve tanë”, ka thënë Asani.

Edhe për ndeshjen e nesërme trajneri Ramadani ka vetëm dy mungesa, Stefan Vujçiçin dhe Basilio Ndong.  Akademija Pandev – Shkupi që luhet me fillim në orën 16:00, e referon arbitri tetovar Faton Mustafi.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT