Asani: Shkupi duhet të fitojë në këtë përballje

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Pas pauzës që kishte kampionati i Maqedonisë, shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë në kualifikimet e KB Rusi 2018, këtë të mërkure kthehen ndeshjet e kampionatit me duelet e xhiros së 15-të, ku skuadra e Shkupit në Çair do të jetë nikoqire e Pobedës së Prilepit.

Sigurisht se ekipi ka punuar mjaft në këtë pauzë dhe do ka arritur të ruaj formën, por njëkohësisht edhe të rikuperojë futbollistët që kishin një periudhë të ngjeshur të ndeshjeve.

Për duelin e të mërkurës është prononcuar futbollisti me përvojë, Bujamin Asani, i cili mes tjerash ka thënën se këto pikë janë shumë të vlefshme dhe se.

“Jemi të përgatitur maksimalisht, pasi që kishim mjaft kohë për të menaxhuar ekipin tonë, por njëkohësisht edhe kemi analizuar mirë anët e dobëta të Pobedës. Padyshim se respektojmë të gjithë kundërshtarët, por Çairi është stadium i flaktë dhe së bashku me “Shvercerat” presim fitore. Sigurisht se jemi të koncentruar për këtë duel dhe mendojmë vetëm për gjëra pozitive, pasi që këto tri pikë janë shumë të vlefshme për ne. Dhashtë Zoti që t’ia dalim me sukses në këtë përballje”, është shprehur Asani.

Skuadra e Shkupit përveç mungesës së dy futbollistëve të lënduar, Husein Demiri dhe Florian Kadriu, të mërkurën do të jetë edhe pa Aliou Traore, i cili ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Gabonit, që të mërkurën luan miqësore kundër Tunizisë. Të përkujtojmë se në ndeshjen e parë të Shkupit që luajtën ndaj Pobedës në Manastir, Pobeda kishte shënuar fitore me rezultat 2:1.

More to explorer

Eliminohemi nga Kupa në çerekfinale

Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales. Në

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!