Asani: Të dielën e tejkalojmë krizën me fitore

Shpërndaje:

Pas barazimit 0:0 që skuadra e Shkupit ka luajtur ndaj Shkëndijës në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, në radhë është ndeshja e javës së 15-të e kampionatit, kur skuadra kthehet në Çair për të pritur skuadrën e fundit në tabelë, Bregallnicën nga Shtitpi.

Skuadra edhe pse ka luajtur 0:0 me fituesin aktual të Kupës, Shkëndijën, ka arritur të tregojë formë të mirë dhe se të dielën pritet një rezultat pozitiv. Për faktin se Shkupi ndodhet në pozitën e shtatë dhe me 15 pikë, fitorja nga Bregallnicës është e domosdoshme dhe se nuk duhet nënvlerësuar skuadrën nga Shtipi, e cila përkundër pozitës së fundit në tabelë, është e papërshtatshme.

Pikërisht për këtë ndeshje ka folur ndihmës kapiteni Bujamin Asani, i cili mes tjerash ka potencuar se Shkupi për këtë ndeshje mendon vetëm në tri pikë dhe gjithçka tjetër do të jetë barabartë me disfatë.

“Pas ndeshjes që barazuam me Pobedën dhe humbjen nga Pelisteri, nuk kemi tani më të drejtë të humbasim pikë të reja edhe ndaj Bregallnicës. Padyshim se kemi treguar lojë të mirë edhe ndaj Shkëndijës, por që na mungon vetëm realizimi për ta konkretizuar atë edhe me fitore, andaj do të japim maksimumin që të fitojmë tre pikë në ndeshjen e të dielës. Do të jemi të koncentruar për këtë ndeshje dhe shpresoj se me ndihmën e “Shvercerave” do të arkëtojmë pikët e plota”, ka plotësuar Bujamin Asani.

Skuadra e Shkupit vazhdon të jetë e hendikepuar me mungesën e Husein Demirit dhe Florian Kadriut, ndërsa shkaku i pesë kartonëve të verdhë të dielën mungon edhe mbrojtësi Edis Maliqi. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT