Avornyo: “Kemi merituar gjithçka që po marrim për momentin”

Shpërndaje:

Pas një fillimi të vështirë të sezonit, FC Shkupi po tregon një rikthim të fuqishëm me katër fitore radhazi. Një nga lojtarët kyç në këtë seri suksesi është sulmuesi Emanuel Avornyo, i cili ka gjetur rrugën e golit në dy ndeshjet e fundit. Pas triumfit 1-2 ndaj Brera Strumicës, ai foli për ndjenjat e tij pas rikthimit nga lëndimi, motivimin brenda skuadrës dhe objektivat për të ardhmen.

Tani ke shënuar në dy ndeshje radhazi. Sa je i lumtur dhe çfarë mund të thuash?

“Fillimisht dua të them shumë faleminderit tifozëve të Shkupit për përkrahjen e tyre. E dijmë, ne nuk e nisëm mirë sezonin. Tani jemi kthyer. Gjithsesi, ndeshja e kaluar dhe sot ishin shumë të mira për mua. Jam kthyer nga lëndimi dhe jam i lumtur.”

FC Shkupi ka fituar katër ndeshje radhazi. Cili është çelësi i kësaj paraqitje të fortë të ekipit?

“Në stërvitje ne kemi folur me gjithësecilin, me lojtarët, trajnerët, menaxhmentin dhe të gjithë. Ne kemi folur të gjithë. Ne duhët të luftojmë për këtë skuadër dhe luftojmë çdoherë, qoftë edhe në stërvitje, ku punojmë shumë. Ne kemi merituar gjithçka që po marrim për momentin.”

Sa e motivuar është skuadra për të vazhduar këtë seri fitoresh?

“Është motivim shumë i madh për ne. menaxhmenti i ri na ka motivuar shumë, në shumë mënyra. Është shumë e mirë për ne. Mendoj se do të vazhdojmë dhe do ta dërgojmë Shkupin aty ku e ka vendin.” ka përfunduar Avornyo.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT